Pas një televotimi ‘kokë më kokë’ me Julian Dedën, Heidi Baci u eliminua, duke u radhitur kështu e 5-ta në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”.
Advertisements
Në studion e madhe të reality show-t, ajo u shpreh se është shumë mirënjohëse ndaj produksionit, por edhe publikut që e solli deri në atë pike të lojës.
Advertisements
“Jam shumë mirënjohëse, jo vetëm ndaj produksionit, ndaj publikut që më solli deri këtu, por është dhe nder i madh, mbas asaj surprize që pashë, që isha me Julin në televotim, gjithë ai artrist, njeri i paparë. Shkoi përtej çdo gjëje. Jam e kënaqur”, ishin fjalët e Heidit në studio
Ndërkohë në një intervistë të shkurtër për Top Albania Radio, Baci është shprehur se nëse do i ofronin ndonjë projekt në Shqipëri, do të pranonte.
Pjesë nga intervista:
Nëse do të ofrohej një projekt në Shqipëri do t’a pranoje?
Absolutisht që po
Do t’a lije Italinë?
Po