A do të vazhdojë vapa përvëluese edhe në gusht? Ja çfarë thonë sinoptikanët

by editor

Gushti ka hyrë dhe përpos pyetjes: “Ç’do bëjmë për pushime?”, është edhe pyetja: “A do jetë prapë aq vapë sa në korrik?”.

Advertisements

Me sa duket, nuk pritet që në gusht të përsëritet e njëjta situatë si në korrik. Sinoptikanja Lajda Porja, u shpreh se mund të ketë 1-2 ditë gjatë gushtit kur mund të shkojnë temperaturat deri në 40 gradë, por në zona të izoluara të vendit.

Advertisements

“Nuk parashikohet që të kemi një valë e cila të qëndrojë kaq gjatë. Do të kemi 1 ose 2 ditë ku termometri do i afrohet 39 apo 40 gradë, por do të jenë disa zona, 2 ose 3 qarqe dhe jo i gjithë territori shqiptar, apo e gjithë vija bregdetare apo zona e ulët. Ndërkohë që korriku e mbajti mjaft të ngarkuar me gati 3 javë me temperatura mjaft të larta”, u shpreh ajo.

“Pra, nëse do specifikoja me një fjali, gushti do të jetë i nxehtë dhe jo shumë i nxehtë me vlera ekstreme. Do të kemi vetëm 1 ose 2 ditë ku do të kapërcehet në disa zona, megjithatë pjesa tjetër do të jetë, 34-35 gradë. Përgjithësisht, këto do të jenë vlerat e gushtit. Parashikohet që të paktën deri nga data 15 nuk është se presim të kemi një sistem të mirëfilltë vranësirash dhe reshjesh që përfshijnë të gjithë territorin, por vetëm rrebeshe të izoluara që zgjasin jo më shumë se 30 apo 40 minuta”. Pra, pa panik! Gushti qenka më i qetë! Mund të riktheheni sërish te pyetja e pushimeve.

Advertisements

You may also like