‘A i ka nisur luftë mes teje dhe Kryeministrit’? Ja si përgjigjet Veliaj

by editor

Kryetari i Bashkistë Tiranë, Erion Veliaj, ka komentuar edhe videomesazhin e së shtunës, kur ai përmend edhe zv. kryeministrin Ahmetaj.

Gjithashtu ai ka komentuar edhe mbështetjen e Ramës në ato që ka deklaruar.

Advertisements

Veliaj tha për Top Story, se mes tij dhe Kryeministrit nuk do të ketë kurrë një ndarje.

Veliaj: Fakti që unë dhe Kryeministri i ndajmë gjërat njësoj. Unë i qëndroj asaj që thotë Kryeministri që përpara drejtësisë të shkojë edhe i madh dhe i vogël. Opozita do t’i bëjë këmbët kallo të prishem unë me Edi Ramën, por kjo ska për të ndodhur kurrë. Unë nuk do merrem as me Argitën, as me Gazin dhe as me Nokën. Edi Rama vendosi një standard absolut, që dhe njëriu më i afërt nuk do mbrohet nga partia. Ka që një 2013 që e ka vendosur këtë stekë dhe ky është një premtim.

Advertisements

You may also like