Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, dërgon dosjen e tre zyrtarëve në GJKKO. Ata abuzuan me tenderin e palestrës së shkollës “Asim Vokshi” në Bashkinë Tropojë,
Advertisements
Për tenderin, u shpall fitues kompania që bëri ofertën më të lartë, dëmi 8.196.700 lekë.
Advertisements
NJOFTIMI I SPAK-ut:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake dhe ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kërkesën me marrëveshje për pranimin e fajësisë, të procedimit penal Nr. 288, të vitit 2021, në ngarkim të të pandehurve:
Zenel Çela, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazizë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, i Kodit Penal (hetuar në gjendje të lirë);
Ramiz Bardhi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazizë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, i Kodit Penal (hetuar në gjendje të lirë);
Rexhep Ismajlisufaj, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazizë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, i Kodit Penal (hetuar në gjendje të lirë);
Procedimi penal Nr. 288, i vitit 2021, është regjistruar mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Objekt i hetimit të këtij procedimi penal ka qenë procedura e ndjekur nga autoriteti kontraktor Bashkia Tropojë, në prokurimin publik me objekt “Shkolla Asim Vokshi-Palestër dhe terrene sportive dhe sistemime të jashtme në gjimnazin Asim Vokshi”, me fond limit 50.319.591 lekë, pa Tvsh, lloji i procedurës e hapur.
Nga analiza e provave dhe të dhënave të grumbulluara në funksion të hetimit të këtij procedimi penal, rezulton e provuar, se të pandehurit me veprimet e tyre si anëtarë të Komisionit të Vlersimit të Ofertave, gjatë vlerësimit të ofertave, nuk kanë trajtuar në mënyrë të barabartë operatorët ekonomikë pjesëmarrës në procedurën e prokurimit me objekt “Shkolla Asim Vokshi”, Bashkia Tropojë.
Megjithëse Bashkimi i Operatorëve Ekonomikë “Halili 1 & Shendelli”, ka paraqitur ofertën më të ulët në vlerën 42.072.833 lekë, pa Tvsh, të pandehurit në cilësinë e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në kundërshtim me Ligjin dhe Rregullat e prokurimit publik, si dhe me kriterin e vendosur në Dokumentat Standarte të Tenderit, kanë shpallur fitues operatorin ekonomik “4 A-M”, me ofertën 50.269.533 lekë pa Tvsh, duke shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 8.196.700 lekë (si diferencë midis dy ofertave).