Pas reshjeve të ditëve të kaluara në viset tona, tani kemi disa ditë kryesisht stabile, nën ndikimin e një anticikloni solid parashihen shumë ditë pa reshje atmosferike.
Advertisements
Edhe temperaturat parashihet të jenë relativisht të larta e në disa vise mund të konsiderohen të larta për këtë periudhë kohore.
Advertisements
Sistemi ajror me presion të lartë atmosferik ose masa ajrore anticiklonike do të kushtëzojë disa ditë stabile dhe me temperatura të ngrohta, por mëngjeset do të jenë mjaft të freskëta dhe për shkak të stabilitetit të atmosferës mund të krijohen kushte për mjegull.
Mjegulla edhe nëse formohet do të jetë e lokalizuar nëpër vende të ulëta dhe lugina, ndërsa nuk parashihet të qëndrojë shumë gjatë. Mjegulla do të jetë karakteristikë gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të hershëm.
Advertisements
Ditët do të jenë stabile, me diell dhe mjaft të ngrohta vjeshtore. Në Kosovë temperaturat jo rrallë do të shkojnë deri në 20 gradë Celsius, madje edhe ndonjë shkallë më lartë, ndërsa në Shqipëri edhe mbi 25 gradë Celsius.
Frontet e ftohta ajrore do të jenë larg nga territoret tona, megjithatë në mesjavë mund të kemi ndonjë depërtim të ndonjë fronti të dobët të ftohtë ajror, por kjo mbetet të shihet dhe ne do të jemi duke vëzhguar ecuritë sinoptike.
Vlen të përmendet një ciklon i fuqishëm që do të përfshijnë Italinë afër mesit të javës së re ose afër fundjavës dhe mund të ndodhë që ky ciklon të vjen edhe në Shqipëri, por kjo mbetet ende enigmatike./MeteoBallkan