“Ajo më ka përmendur mamin…”, çfarë po mendon të bëj Heidi (Video)

by editor

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse.

Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Në qendër të diskutimeve në shtëpi është marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit dhe mosmarrveshejt e tyre të fundit. Së fundmi Heidi është shprehur se nuk do të heshtë më dhe se Juli po e ndihmon Eglën që Heidi të dalë keq nga kjo situatë.

Heidi: “Ajo më ka përmendur mamin edhe lloj lloj njerëzish dhe unë të hesht? Çfarë jam unë? Ha bar? Me atë person që më flet në atë mënyrë nuk ka asnjë lloj sheshimi. Gjëja më e shpifur është Juli që deri dje bënte të njëjtën analizë për Eglën ndërsa sot po e mbron duke më nxjerrë mua sikur unë jam ajo që kam bërë gjithë situatën.”

You may also like