Gazetari Osman Stafa në një rmision televiziv tha se në QSUT, në spitalin Onkologjik, mungojnë ende barnat me të cilët mjekohen pacientët që vuajnë nga tumoret.
Advertisements
Stafa tha se mungon irinodekani, medikament që trajtohen pacientët që vuajnë nga kanceri i zorës së trashë.
Advertisements
Gjithashtu ai tha se mungon edhe medikamenti karboplatin, po kështu mjaft i rëndësishëm për trajtimin e pacientëve me kancer.
“Sfidoj çdokënd nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me mungesën e medikamenteve, pasi ata e trajtojnë si çështje politike, ndërkohë që nuk është çështje e tillë, që lidhet me shëndetin e njerëzve, me jetët e tyre”, tha Stafa.
Advertisements
Gazetari tha se mjekët kanë për detyrë të japin mjekimin, por është Ministria e Shëndetësisë, Qeveria, e cila duhet të sigurojë medikamentet, pasi ato nuk gjenden në farmaci, janë medikamente spitalore.
“Ka pacientë që i gjejnë medikamentet edhe në Kosovë, Greqi, apo vende të tjera, por është përgjegjësi e këtij shteti që duhet të sigurojë këto medikamente. Nuk janë sëmundje që më dhemb koka dhe po gjen një medikament, por janë sëmundje që i kërcënon jetën. Nëse një pacient me tumor nuk merr kimion, humbet jetën”, tha Stafa.
Ai i bëri thirrje pacientëve dhe familjarëve të tyre që të reagojnë, pasi ajo që po ndodh në Onkologjik është krim dhe vrasje që i bëhet atyre pacientëve atje.
“Kam bërë denoncime në Prokurorinë e Tiranës, do të bëj edhe një denoncim në SPAK, pasi përgjegjësit duhet të përballen me ligjin. Shpërdorim detyre dhe vrasje janë akuzat e mia. Le të bëhemi bashkë, të denoncojmë atë krimin që ndodh në Onkologjik”, tha Stafa.