Aksident i frikshëm në garat Rally, raportohet për katër tifozë të vdekur

by editor

Gara nën kujdesin e Klubit Hungarez të Automjeteve po zhvillohej në kufirin verior të vendit me Sllovakinë dhe rruga e veçantë fatale ishte ajo midis Lampatlan dhe Bayot… Turma njerëzish ishin mbledhur në rrugën e fshatit që lidh dy qytetet hungareze, kur një nga makinat e garës rrëshqiti në asfaltin e lagur dhe më pas dhuroi disa momente dramatike për të pranishmit aty.

Automjeti shkaktoi një aksident me shpejtësi të madhe pikërisht aty ku ndodheshin spektatorë në këmbë, për pasojë katër persona kanë humbur jetën në vend dhe dy të tjerë, mes tyre një fëmijë janë shtruar në spital në gjendje kritike për jetën!

Në vendngjarje kanë shkuar tetë autoambulanca dhe katër helikopterë për të transportuar menjëherë të plagosurit në spital, pasi 10 spektatorë të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

You may also like