Aksident i rëndë në aksin “Lezhë-Milot”, 4 makina bëhen copash, raportohet për disa të plagosur

by editor

Një aksident i katërfishtë është regjistruar ditën e sotme në aksin rrugor “Lezhë-Milot”. Mësohet se aksidenti ka ndodhur përkatësisht në hyrje të qytetit të Lezhës.

Bëhet me dije se për pasojë kanë mbetur të dëmtuar disa pasagjerë, mes tyre edhe fëmijë. Këta të fundit janë transportuar drejt spitalit të Lezhës, ku po marrin mjekimin e nevojshëm.

Advertisements

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

You may also like