Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin, përplasen dy makina dhe një furgon, raportohet për të plagosur

by editor

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Në këtë aksident janë përfshirë 2 makina dhe një furgon dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 persona ku janë transportuar për në Spitalin e Lezhës.

Ende nduk dihen shkaqet e këtij aksidenti, me policinë që po heton në vendin e ngjarjes

Rreth orës 18:30 në aksin rrugor “Lezhë- Shëngjin”, automjeti me drejtues shtetasin M. V., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. Ç, dhe me automjetin me drejtues shtetasin P. T.,

Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit shtetasi M. V., dhe 1 pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi R. Ç., të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

You may also like