Aksident i rëndë në aksin Pogradec- Qafë Thanë, makina përplas këmbësoren

by editor

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udënisht.

Advertisements

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka përplasur një grua që po kalonte nga një krah i rrugës në krahun tjetër.

Advertisements

Me shoferin e mjetit po bëhen veprime të mëtejshme procedurale ndërsa sa i përket të plagosur është transportuar në spitalin e Pogradecit.

Sipas mjekëve pavarësisht plagëve të marra gruaja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

You may also like