Një aksident është regjistruar këtë të premte në autostradën Tiranë-Durrës.
Advertisements
Një autobus është përplasur me bordurën anësore të betonit, ku për pasojë është lënduar një pasagjer, 56 vjeç. I lënduari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Advertisements
Ndërkohë policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 04:33, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin ku devijon rruga për shkak të punimeve, autobusi me drejtues shtetasin P. G., 51 vjeç, është përplasur me bordurën anësore të betonit.
Si pasojë është dëmtuar një pasagjer, shtetasi B. D., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.