Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Bypassin e Klosit. Një automjet tip furgon ka dalë nga rruga e për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Këta të fundit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sakaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Advertisements
Njoftimi i Policisë:
Advertisements
Klos/informacion paraprak
Rreth orës 14.15, në bypass, Klos, shtetasi A.L., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar 3 pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.