Aksident i rëndë në Klos, furgoni plot me pasagjerë del nga rruga, raportohet për tre të plagosur

by editor

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Bypassin e Klosit. Një automjet tip furgon ka dalë nga rruga e për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona. Këta të fundit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sakaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertisements

Njoftimi i Policisë:

Advertisements

Klos/informacion paraprak

Rreth orës 14.15, në bypass, Klos, shtetasi A.L., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip furgon, ka humbur kontollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar 3 pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje.

You may also like