Një aksident ka ndodhur sot në Lushnjë. Një furgon i linjës Tiranë-Berat është përplasur me një autokombajnë.
Advertisements
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar 7 turistë francezë.
Advertisements
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ndërsa personat e lënduar janë nisur drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.