Aksident i rëndë në mes të Tiranës/ Makina merr para motorin, raportohet për të plagosur

by editor

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqytet, ku një makinë ka përplasur një motor.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar me ambulancë në spital.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit apo gjendja shëndetësore e të plagosurit. Policia ndodhet në vendngjarje ku po heton për zbardhjen e aksidentit.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në vendin e aksidentit, ku është bllokuar edhe qarkullimi për disa minuta.

Advertisements

You may also like