Aksident i rëndë në Tiranë/ Motori përplaset me “Audi-n”, drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital

by editor

Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë ka ndodhur në kryeqytet tek kryqëzimi i “Spitalit të fëmijëve”, tek zona e njohur ndryshe si rruga “Bardhyl”, ku një motor është përplasur me një makinë tip “AUDI”.

Advertisements

Nga përplasja e fortë motori mësohet se ka përfunduar në trotuar, ndërsa drejtuesi është dërguar me urgjencë në spital.

Advertisements

Sakaq, për ngjarjen në fjalë ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia, ndërsa nuk dihet gjendja shëndetësore e drejtuesit të motorçikletës.

You may also like