Një aksident me pasojë vdekjen e një 20 vjeçari ka ndodhur në Tropojë.
Advertisements
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara.
Advertisements
Viktima ishte pasagjer në mjet, ndërsa shoferi, po ashtu 20 vjeç, është transportuar drejt Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A. S., 20 vjeç, dyshohet se duke drejtuar automjetin me shpejtësi ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjeri shtetasi E. Gj., 20 vjeç, banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi A. S., është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton policia.