Aksident i rëndë / Njëra prej tyre kthehet përmbys, disa persona përfundojnë në spital

by editor

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Patos, në afërsi të fshatit Grizë.

Advertisements

Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, njëra prej të cilave është përmbysur në rrugë.

Si pasojë e aksidentit disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janë shoqëruar për në spitalin rajonal të Fierit.

Advertisements

Gjithashtu në vendngjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe normalizimin e trafikut, pasi janë krijuar radhë të gjata automjetesh.

You may also like