Aksident i rëndë, përplasen dy mjete, raportohet për të plagosur

by editor

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në By-Passin e Lushnjës. Dy mjete janë fërkuar midis tyre në tentativë për të parakaluar dhe për pasojë, drejtuesi i një automjeti tip Audi, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe një pjesë e hekurt e barrierës anësore të autostradës ka përshkuar mjetin mes përmes.

Një seksion i barrierave anësore ka përfunduar jashtë autostradës ndërsa pjesa tjetër brenda mjetit. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një tjetër bashkudhëtar me të.

Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Uniformat blu në vendngjarje po punojnë për të dokumentuar rastin. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë dhe reshjet në autostradë. Kjo pjesë e Bay Passit në Lushnje ka qenë vazhdimisht problematike nga reshjet dhe disa herë me fatalitete në aksidente.

You may also like