Aksident në aksin Fier-Patos, makina përfundon në kanal, plagoset shoferja

by editor

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor Fier – Patos në vendin e quajtur “Lapidari i Portëzës”.

Advertisements

Një automjet tip “Alfa Romeo” është përplasur me një tjetër automjet tip “Toyota Yaris”.

Advertisements

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur lehtë drejtuesja e mjetit Toyota e cila po merr mjekimin në urgjencën e spitalit rajonal Fier.

Në vend ngjarje forca të policisë për të zbardhur shkaqet e aksidentit, por dhe për të normalizuar trafikun, i cili krijoi radhë për disa minuta në këtë aks rrugor.

You may also like