Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, “Golfi” përplas barrierën metalike dhe një mjet tjetër

by editor

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Shkodër. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Gocaj. Siç shihet nga pamjet, një automjet tip Golf është përplasur me barrierat metalike të rrugës dhe më pas me një mjet tjetër.

Teksa nuk dihet gjendja e shoferit, apo nëse ka pasur dhe pasagjerë në mjet, duket se goditja ka qenë shumë e fortë, pasi mjeti është shkatërruar thuajse fare në pjesën e tij të parme.

Advertisements

Si pasojë e aksidentit në këtë aks është bllokuar qarkullimi i mjeteve, duke sjellë trafik. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton mbi shkaqet.

Advertisements

You may also like