Aksident në aksin rrugor Rrogozhinë-Peqin, transportohen me urgjencë në spital 2 persona

by editor

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Rrogozhinë-Peqin, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Advertisements

Sipas informacioneve policore, rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin A. D., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen D. O.

Advertisements

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesja e automjetit shtetasja D. O., dhe pasagjeri në automjetin me drejtues shtetasin A. D., të cilët po marrin ndihmë mjekësore, në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Advertisements

You may also like