Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, automjeti përfundon në kanalin e ujërave të zeza, plagosen tre persona

by editor

Një automjet që po lëvizte me shpejtësi të madhe, ka dalë nga rruga për të përfunduar në kanalin e ujërave të zeza.

Advertisements

Përplasja ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, kur drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Seat”.
u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë tre pasagjerët e bllokuar.

Advertisements

Autoritetet konfirmojnë se tre të plagosurit, identitetet e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur, kanë pësuar lëndime të lehta dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

You may also like