Aksident në Lushnje, plagosen çifti i bashkëshortëve

by editor

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në hyrjen jugore të qytetit të Lushnjës.

Një automjet tip “Nissan” ka përplasur një motoçikletë, duke lënë të plagosur rëndë dy personat që udhëtonin me të.

Advertisements

Të plagosurit janë një çift bashkëshortësh, të cilët janë transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjës.

Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet përkatëse dhe për të disiplinuar trafikun. Ndërkohë, është bërë edhe shoqërimi i drejtuesit të automjetit.

Advertisements

You may also like