Aksident në Maliq/ Plagoset shoferi dhe gruaja e tij

by editor

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”.

Rreth orës 15:15, pranë fshatit Symiz, Maliq, shtetasi V. M., banues në fshatin Gurishtë, Maliq, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij shtetasja E. M., pasagjere në motomjet, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

You may also like