Aksident rrugor në vend, raportohet për të plagosur

by editor

Një turiste gjermane është aksidentuar në aksin rrugor Leskovik – Tre Urat.

Ka qenë një grup turistësh të cilët po udhëtonin me motora, kur turistja gjermane ka rrëshqitur në rrugë duke pësuar dëmtime në disa pjesë të trupit.

Advertisements

Menjëherë është bërë dërgimi i saj në spitalin e Ersekës ku dhe ka marrë ndihmën e parë dhe më pas do të dërgohet drejt spitalit rajonal të Korçës

Te njëjtat burime bëjnë me dije se turistja ka fraktura të shumta.

Advertisements

Ky është aksidenti i tretë në pak ditë më turistë të huaj, dy prej të cilëve ndodhen në aksin Pogradec – Qafë Thanë.

You may also like