Ka marrë përmasa dhe më tragjike aksidenti që ndodhi të shtunën në Itali, ku humbën jetën dy të rinj, Marian Kola, 23 vjeç dhe Blerim Miha, 27 vjeç, si dhe u plagos një 28-vjeçar tjetër po shqiptar.
Advertisements
Mediat italiane raportojnë sot, se rreth 300 metra nga vendi ku ndodhi përplasja e mjetit BMW, që më pas shpërtheu në flakë, është gjetur trupi i pajetë i një personi të katërt, që humbi jetën në këtë aksident.
Advertisements
Ai është një shqiptar 33-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa bilanci i aksidentit rëndohet, duket çuar tashmë në 3 viktima. Personi i katërt ndodhet në spital i plagosur rëndë.
Trupi i pajetë i 33-vjeçarit u gjet pas denoncimit të bërë nga një grua se nuk kishte kontaktuar më me partnerin e saj, i cili ka qenë në shoqërinë e Kolës e Mihës. Denoncimi çoi sërish karabinierët në vendin e ngjarjes ku e gjetën 300 metra nga vendi i aksidentit trupin e pajetë.
Il Messaggero raporton se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë, me të cilin po udhëtonte mjeti në momentin e përplasjes, më shumë se 200 kilometra në orë.
Përplasja në një bordurë ka bërë që makina të ngrihet në ajër dhe të fluturojë për 50 metra duke përfunduar mes disa pemëve, më pas është përfshirë në flakë.
Aty janë gjetur të vdekur Kola dhe Miha ndërsa 28-vjeçari ka shpëtuar pasi është hedhur nga mjeti. Deri më tani gjendja e tij mbetet shumë e rëndë.
Sa i përket viktimës tjetër të zbuluar së fundmi hetimet do të përcaktojnë se si ka përfunduar aq larg vendit të aksidentit.
Makina tip BMW ku udhëtonin ata rezulton e vjedhur, të grabitura rezultojnë edhe targat që kishte në përdorim.