Aksidenti tragjik në Tepelenë, policia del me njoftim zyrtar: Katër viktimat nuk janë identifikuar ende

by editor

Policia ka dhënë detajet e fundit në lidhje me aksidentin e trefishtë në Tepelenë.

Advertisements

Blutë njoftojnë se si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 4 shtetas dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë.

Advertisements

Viktimat nuk janë identifikuar ende.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, janë përfshirë në aksident rrugor 3 automjete.

Si pasojë e përplasjes së automjeteve kanë humbur jetën 4 shtetas ende të paidentifikuar dhe janë dëmtuar 2 shtetas të tjerë të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

You may also like