Akuzat për korrupsion, SPAK nis hetimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës

by editor

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla. Hetimet nisën pas kallëzimit të Partisë Demokratike, ndërsa kryebashkiaku po hetohet për veprën penale të korrupsionit.

Partia Demokratike në mars të vitit 2022, kallëzoi në Prokurorinë e Posaçme SPAK kreun e Bashkisë Rrogozhinë, Edison Memollën, për akuzën e shit-blerjes së votave si edhe shtatë zyrtarë socialistë në Shkodër dhe Vaun e Dejës.

Sipas akuzave nga PD-ja, Memolla ka qenë direkt i përfshirë në blerje votash. Konkretisht, ai përflitet se ka kërkuar nga punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të japin votat për të në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

/albeu.com

You may also like