Akuzat për Olsi Ramën, deputetët vendosin targën e laboratorit të drogës së Xibrakës në çdo karrige

by editor

Targa e lakuar këto ditë nga opozita, e një mjeti që thuhet se është përdorur nga vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, ashtu si trafikantët e laboratorit të kokainës në Xibrakë, duket se është bërë objekt diskutimi dhe sot në Kuvend.

Siç shihet nga pamjet, në çdo ulëse në radhët e deputetëve të opozitës, është vendosur pikërisht targa AA653DM.

Bardhi paralajmëroi dje se do ta diskutonte këtë çështje dhe në Kuvend. Ai ka kërkuar interpelancë urgjente me Ramën, por ky i fundit ka refuzuar.

You may also like