Akuzoi BABANË për përdh*nim/ Vajza tërheq denoncimin: Gënjeva! Më gjeti bisedat me një shok (Gjykata lë në burg 48-vjeçarin)

by editor

Vajza 15-vjeçare e cila akuzoi të ati se ka abuzuar seksualisht me të prej 4 vitesh ka tërhequr denoncimin.

E mitura ka deklaruar se ka mashruar dhe gjithçka e ka bërë pasi babai i saj, Bledar Rako i ka gjetur në telefon bisedat me një shok.

“Nuk është e vërtetë që babai ka abuzuar seksualisht me mua. Gënjeva pasi më gjeti disa biseda në telefon me një shok”,- ka thënë ajo.

Veprimi i vajzës vjen pasi gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për 48-vjeçarin.

Rako ka mohuar akuzën ndërsa e bija, e cila ka bërë denoncimin pas rrëfimit te psikologia e shkollës, ka treguar më herët se është kërcënuar që të mos tregonte.

Ndërkohë edhe nëna e saj pretendonte prej se e bija po mashtronte, nga akti i ekspertimit ka rezultuar se ndaj 15-vjeçares nuk ka pasur akt të marrëdhënieve seksuale.

Ndërkohë avokati i 48-vjeçarit ka deklaruar se lidhur me kërkesën për urdhër-mbrojtje, edhe vajza edhe nëna e saj kanë deklaruar se nuk ndihen të kërcënuara.

You may also like