Një avion që ishte nisur nga aeroporti i Athinës në drejtim të Londrës është evakuuar me shpejtësi pas shpërthimit të një pajisjeje në brendësi.
Advertisements
Fatmirësisht të 236 pasagjerët kanë mundur të lënë avionin përmes derës së emergjencës pa lëndime, ndonëse ishin përfshirë nga paniku pasi kujtuan se mund të ishte bombë.
Advertisements
Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, një “vape” apo cigare elektronike, kishte shpërthyer brenda një valixheje, duke bërë që e gjithë kabina të mbushej me tym.
Advertisements