Amnistia penale, gazetari zbulon se kush do të përfitojë: Dhuna në familje dhe pedofilia do të…

by editor

Gazetari Xhevair Zhasbina, i ftuar në një studio televizive, ka komentuar lidhur me projektligjin për amnistinë penale nga e cila do të përfitojnë 700 të burgosur për të cilin u shpreh se përjashtohen subjektet e SPAK dhe GJKKO.

Advertisements

Ai tha se qeveria ka qenë e detyruar të ketë një amnisti kjo dhe për shkak të mbipopullimit në burgjet tona. Sipas tij amnisti të tilla janë të nevojshme, por si në të gjitha rastet amnistitë penale prodhojnë shumë politikë dhe në këta rast kemi më shumë politikë se zgjidhje të problemit.

Advertisements

“Asnjë subjekt i SPAK apo në gjykim nga gjykata e krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk do jetë përfitues i amnistisë. Kështu që mbetet për tu parë se cili do të jetë varianti i fundit dhe nëse palët kanë dalë jashtë këtyre deklaratave publike duke bërë të mundur që subjektet e SPAK dhe GJKKO kanë përfituar apo jo nga amnistia duhet parë deri në fund të seancës së sotme parlamentare.

Mendoj se qeveria ka qenë e detyruar të ketë një amnisti për shkak dhe të disa zhvillimeve që kanë ndodhur kohët e fundit, e para është marrëveshja për sjelljen e të burgosurve nga burgjet e Britanisë drejt vendit tonë dhe tjetra ka të bëjë dhe me mbipopullimin që kemi sot në burgje.

Masat e sigurisë ku të gjithë jemi koshientë se çfarë ndodh me kërkesat e prokurorisë në gjykata ku shumica janë me ‘arrest në burg’, nuk di ta them se sa është diferenca mes të burgosurve dhe të paraburgosurve por ka më shumë besoj të paraburgosur dhe mendoj se këto janë dy nga arsyet pse po ndodh kjo amnisti.

Sistemi ka qenë i detyruar për amnistinë dhe me të tillë nivel me 700 persona që përfitojnë ulje dënimi. Sigurisht që amnisti të tilla janë të nevojshme, por si në të gjitha rastet amnistitë penale prodhojnë shumë politikë dhe në këta rast kemi më shumë politikë se zgjidhje të problemit.

Do të ketë lehtësim të sistemit të burgjeve më pak të burgosur dhe paraburgosur, por kam përshtypjen se nëse do vazhdohet me të njëjtën politikë sistemi i burgjeve do të mbushej sërish brenda pak muajsh. Nëse Tempulli apo Sundimi i Ligjit përkthehet në qindra të arrestuar dhe prokuroria, gjykata konfirmon arrestet me burg atëherë mendoj se brenda 3-4 muajsh do jemi në të nijetin nivel të burgosurish në sistemin e burgjeve në Shqipëri dhe vitin tjetër do kemi përsëri nevojën e një tjetër amnistie penale.”

Më tej ai theksoi se ligjvënësit janë kujdesur që të shmangen nga amnistia krimi në familje apo pedofilia, ndërsa përfituesit më të mëdhenj janë gratë dhe adoleshentët.

“Krime të tilla si dhuna në familje, pedofilia etj nuk përfitojnë nga amnistia dhe mendoj se kjo është e mirë dhe ligjvënësit nuk do çmendeshin të vendosin përfitime për këto akuza. Një pjesë e mirë e grave në burgjet shqiptare përfitojnë nga amnistia si dhe adoleshentët dhe të miturit, por dhe burrat që kanë një dënim jo më shumë se 3 vite.

Amnistia në këtë formë është shumë pozitive, por vazhdoj ti qëndroj idesë që nëse nuk përkthehet në polikë të re do vazhdojmë të kemi të njëjtën situatë në burgje.”, përfundoi Zhabina.

You may also like