Arbër Hajdari, është pyetur për çiftet e krijuara në “Big Brother Vip 3”, ku gjithashtu, ka folur edhe rreth situatave brenda në shtëpi.
Advertisements
Ai preferoi të jepte dhe një mendim të tijin personal, në lidhje me raportin e Ilnisës dhe Meritonit.
Advertisements
Sipas tij, romanca e çiftit mund të jetë reale, por Meritoni deri më tani “nuk po nxjerr gjë në dritë”.
“Mendoj se kanë një romancë mes njëri-tjetrit dhe këtë e kanë dëshmuar jo nëpërmjet fjalëve, por nëpërmjet sjelljes. Unë mendoj se kanë diçka më tepër për sa kohë lexoj sjelljet e tyre.
A e pëlqen njësoj Meritoni Ilnisën, kjo është e thellë, por nëse kohën më të madhe në shtëpi ai e kalon me Ilnisën, ndoshta e ka dhe strategji por nuk po shikoj të nxjerri gjë në dritë”,- shprehet Arbri.