Ariu i ‘tërbuar’ tmerron pasagjerët, ngjitet sipër makinës dhe këput me dhëmbë fshirësen e xhamit (Video)

by editor

Pamje të frikshme janë publikuar së fundmi ku një ari ka tmerruar pasagjerët që kishin mbetur të bllokuar në rrugë.

Advertisements

Video e xhiruar nga pasagjeri i sediljes së parme tregon sesi ariu i bëshem tund veturën dhe më pas këput me dhëmbë fshirësen e xhamit.

Advertisements

Gjithashtu shoferi i bie borisë teksa tenton të bëjë ariun të largohet, por ai nuk stepet dhe vijon të gërvishtë me kthetra xhamat e makinës.

“Ai u ngjit në makinë”, dëgjohet që thotë në rusisht një zë gruaje.

Siç raportohet dy gratë dhe një burrë që gjendeshin në makinë prisnin të shpëtoheshin nga dikush në makinën e tyre në Sakhalin, në Rusinë lindore. Rrjedhimisht kafsha u largua, teksa më vonë ishte parë i shtrirë në anë të rrugës. Sjellja e tij besohet se ka lidhje me ushqimet që shoferët zakonisht u hedhin arinjve në rrugë, që ka bërë të afrohen gjithnjë e më shumë. Ariu i murrmë rus, i njohur ndryshe si Ussuri është nga speciet më trupmadhe dhe mund të arrijë deri në 400 kg.

You may also like