Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga arrestimi i ish-ministrit Ilir Beqaj.
Advertisements
Lala tha se SPAK mori miratimin në GJKKO për 7 masa sigurie, nga të cilët dy janë në arrest shtëpie dhe dy detyrim paraqitje, ndërsa 3 të tjerë në arrest me burg.
Advertisements
Lala tha se gjatë kontrolleve që janë ushtruar në banesat e personave, janë gjetur 7 mln lekë (të vjetra) dhe 47 mijë euro, sikundër janë sekuestruar kompjutera apo telefona që mund t’i shërbejnë hetimit.
Lala tha se arrestimet kanë të bëjnë me hetimet e SPAK mbi fondet e “SASPAK”. Gazetarja tha se në rastin konkret janë ngritur akuzat që kanë të bëjnë me korrupsion, mashtrim, fshehje pasurie dhe po hetohet për dyshimet e mundshme për pastrim parash, por për këtë të fundit nuk kemi ende një akuzë të ngritur.
Lala tha se një nga njerëzit më të ngushtë të Beqajt, Ermal Kurtulaj shkonte në SPAK me makinën e këtij të fundit.
“Përse një ish-ministër apo ish-deputet, përdorte makinën e dikujt tjetër? Ermal Kurtulaj pasi kishte bërë një faturë fiktive për një biznes ‘X’, shkon në zonën e Tiranës së Re dhe merr një zarf me para. Të shkosh te abuzimi me fondet e ndërkombëtarëve kalon çdo imagjinatë. Më 28 dhjetor 2023, SPAK ushtroi kontroll në disa banesa përfshi edhe atë të Ilir Beqajt, Ermal Kurtulaj, shoferit të tij, një kompanie farmaceutike. Gjatë këtyre kontrolleve u gjetën faturat, u hetua dhe çfarë doli: Ilir Beqaj urdhëronte 8 tendera, në bashkëpunim me Ermal Kurtulaj, që ishte koordinator i projektit, dhe fituesit ishin të paracaktuar. Fondet ishin të BE-së”, tha Lala.