28-vjeçari akuzohet për veprën penale Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve dhe mjedisit pyjor”
Advertisements
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Dhërmi, nën akuzë si shkaktar i zjarrit që shkrumboi një sipërfaqe të madhe pyjore.
Advertisements
Sipas policisë, i riu dyshohet se gjatë një feste në një subjekt privat, ndezi fishekzjarrë që më pas shkaktuan zjarrin. 28-vjeçari akuzohet për veprën penale Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve dhe mjedisit pyjor”.
Njoftimi i policisë:
Advertisements
Ndezi fishekzjarre gjatë një eventi, duke shkaktuar zjarr që dogji një hapësirë të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme, arrestohet 28-vjeçari.
Gjatë orëve të para të ditës së sotme, në fshatin Dhërmi, u mor njoftim për një vatër zjarri që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme. Si rezultat i hetimeve dhe falë bashkëpunimit me banorët dhe pushuesit në zonën bregdetare, Stacioni i Policisë Dhërmi arrestoi autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie, shtetasin L. Xh., 28 vjeç.
28-vjeçari dyshohet se, gjatë një eventi në një subjekt privat në fshatin Dhërmi, ndezi fishekzjarre që shkaktuan zjarrin, duke dëmtuar një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve dhe mjedisit pyjor”.