Arrestohet 69-vjeçari i cili aksidentoi për vdekje këmbësorin dhe u largua nga vendngjarja

by editor

Policia ka vendosur në pranga 69-vjecarin i cili aksidentoi për vdekje ditën e djeshme këmbësorin në Berat dhe u largua nga vendngjarja.

Gjathashtu policia ka bllokuar edhe automjetin tip “Nissan” që drejtonte i arrestuari.

Njoftimi i policisë:

Berat/ Ditën e djeshme, aksidentoi me pasojë vdekjen një këmbësor 65 vjeç, u largua nga vendi i aksidentit dhe fshehu automjetin, Policia identifikon, kap dhe vë në pranga 69-vjeçari. Gjithashtu, gjendet dhe bllokohet automjeti tip “Nissan” që drejtonte i arrestuari.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Berat, si rezultat veprimeve intensive dhe të shpejta hetimore, të kryera për zbardhjen e rrethanave të një aksidenti me pasojë vdekjen, të ndodhur më datë 21.03.2024, kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin B. K., 69 vjeç, banues në Berat.

Automjeti tip “Nissan” që drejtonte ky shtetas, ditën e djeshme, rreth orës 19:40, në vendin e quajtur “Ura e Salillarit”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. H., 65 vjeç, banues në Berat, i cili ditën e sotme humbi jetën në Spitalin e Tiranës.

Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka fshehur automjetin në qytetin e Dimalit. Policia gjatë kontrolleve, ka gjetur dhe ka bllokuar automjetin e tij tip “Nissan”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

You may also like