Arrestohet Durim Bami në Dubai, shoqërohet vëllai dhe shoku i tyre

by editor

Arrestohet në Dubai, Durim Bami, i shumëkërkuari nga policia shqiptare dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të mega-operacionit “Revanshi”, ose i njohur ndryshe si “Metamorfoza 2”.

Burimet jo zyrtare të “Boldnews.al” nga Policia bëjnë me dije se autoritetet policore të Dubait kanë shoqëruar vëllain e tij, Valter Bami dhe mikun e tyre, emri i të cilit ende nuk është bërë publik.

Shoku i dy vëllezërve Bami dyshohet se është pjesë e të njëjtit grup kriminal, dhe që njihet nga të gjithë si “krahu i djathtë” i Roan Brahimi, i cili u ekzekutua disa javë më parë nga një atentat mafioz në Athinë.

Gjithashtu bëhet me dije se autoritetet e Dubait kanë ushtruar kontroll në banesën e dy vëllezërve Bami të cilët njihen si pjesë e grupeve kriminale në Shqipëri.

Burime te pakonfirmuara nga policia pohuan qe vëllzërit Bami janë shoqëruar nga policia e Dubait, por nuk kane informacione te mëtejshme se si është proceduar.

You may also like