Arrestohet një prej bosëve të mafies “Banda della Magliana”, i lidhur me bandat shqiptare të karteleve të drogës në Amerikën Latine! Lëshohen 28 urdhër arreste

by editor

Një megaoperacion është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte (4 qershor) në Itali, ku autoritetet kanë arrestuar edhe një nga personat më me emër të “Banda della Magliana”, Marcello Colafigli, i cili siç raportojnë edhe mediat është nga një personat e fundit të kësaj organizate që vepronte kryesisht në Romë.

Autoritete italiane kanë lëshuar 28 urdhër arreste, ku mes tyre raportohet se ka edhe shtetas shqiptarë.

Hetimet kanë nisur që në qershor të vitit 2020, ku u bë edhe e mundur mbledhja e elementeve të rënda rrethanore në lidhje me ekzistencën e një shoqate kriminale, me bazë logjistike në Romë dhe që vepronte në Magliana, zonë dhe në bregdetin e Lacios, i drejtuar nga një prej promotorëve historikë të të ashtuquajturës “Banda della Magliana”, Marcello Colafigli.

Ky i fundit pavarësisht se ishte në gjysmë liri, kishte arritur të planifikonte shitblerjen e sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga Spanja dhe Kolumbia, duke mbajtur marrëdhënie me eksponentë të ‘ndrangheta-s, Camorra-s, mafies së Foggia-s dhe me shqiptarë të përfshirë në një kartel droge në Amerikën e Jugut, raportojnë mediat italiane.

You may also like