Arsimi shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesori i njohur (Emri+ Foto)

by editor

Lajmi i trishtë për arsimin në Shqipëri e veçanërisht për familjen Metani teksa mësohet se është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur profesor as. Dr. Idriz Metani. Një nga akademikët më të njohur të shkencave gjuhësore ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën e 68-vjeçare duke lënë pas trashëgiminë dhe kontributin në arsim.

Idriz Metani është një emër i njohur në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë teksa prej vitit 2002 ka qenë pedagog në lëndën e Leksikologjisë e Historisë së Gjuhësisë në departamentin e gjuhës shqipe. Ai ka punuar edhe si metodist dhe specialist në organet drejtuese të arsimit parauniversitar.

Profesori i ndjerë është autor i disa artikujve gjuhësor të botuar Brenda dhe jashtë vendit, bashkëpunorët në disa projekte shkencore për studime në fushë të shqipes të ndërmarra nga departamenti i gjuhësisë. Ai ishte anëtar i grupit të punës për vlerësimin e kurrikulës së gjuhës shqipe në arsimin parauniversitar dhe për mësimin e shqipes në shkollë, ngritur nga Këshilli Ndërakademik.

You may also like