Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, akuzoi kryeparlamentaren Elisa Spiropali, për prishjen e rendit Kushtetues me vendimin për përjashtimin e deputetëve të PD.
Advertisements
Dogjani tha se “nuk do të lejojmë dhe do të bëjmë gjithçka në të gjithë format, mënyrat demokratike që në Shqipëri fjala e lirë të jetë një fjalë që përcjellë hallet e shqetësimet e qytetarëve shqiptar”.
Advertisements
“Znj. Kryetare vazhdoni duke e shkelur rregulloren përsëri. Tani po fliste ministri dhe nuk ia ndërpreve kohën. Përjashtimi i 24 deputetëve me urdhrin tuaj provoi që largimi i znj.
Nikolla nuk ishte se ishte e sëmurë, por e detyruat të jepte dorëheqjen se Edi Rama donte një ushtar aty. Në kundërshtim me rregulloren përjashtove 24 deputetë sepse morët urdhër drejtpërdrejt nga Edi Rama për të penguar fjalën tonë. Në ditët e para sapo jeni ulur në atë karrige keni marrë një vendim për të mos batuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese keni dëmtuar rendin kushtetues.
Ju intereson të ktheheni në diktaturë. Ju jeni kryetare e Kuvendit për gjithë deputetët, pavarësisht se ju ka çuar Edi Rama dhe unë ju kërkoj të zbatoni rregulloren sepse parlamenti është një vend ku bëhet debat.
Ne nuk do të lejojmë dhe do të bëjmë gjithçka në të gjithë format, mënyrat demokratike që në Shqipëri fjala e lirë të jetë një fjalë që përcjellë hallet e shqetësimet e qytetarëve shqiptarë, jo ta kthejmë vendin në diktaturë.
Ne do kërkojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse ju keni ardhur në pushtet me grupet kriminale. Kjo sallë duhet të kthehet një sallë debati dhe jo censure që ju t’i bllokoni fjalën opozitës”, tha Dogjani.