Atentati tek “Don Bosko”, dalin fotot e dy të rinjve të plagosur, u qëlluan 7 herë me armë

by editor

Ngjarja e rëndë e ndodhur mesditën e sotme në zonen e “Don Boskos” në Tiranë, la dy persona kanë mbetur të plagosur pasi janë qëlluar nga një makinë në lëvizje.

Advertisements

Këto fotot e dy të plagosurve Ronaldo Metushi 22-vjeç dhe Kastriot Elezaj 45-vjeç, të cilët tashmë ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Advertisements

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj i cili mbërriti menjëherë në vendngjarja, tha për mediat se autorët e këtij krimi kanë qenë 3 dhe se po hetohet për didentifikimin dhe kapjen e tyre.

Paraprakisht dyshohet se autorët lëviznin me një automjet tip “Golf 5” dhe kanë qëlluar me silenciator.

Pas ngjarjes janë larguar dhe makina e tyre është gjetur e djegur në Qereke ne periferi te Tiranes.

“Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Advertisements

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, njoftoi sot policia.

Cfare ka ndodhur?

Burimet bëjnë me dije se 45 vjeçari Elezaj, ka 2 plumba në krahun e djathtë dhe cifla në mushkëri. Ndërkohë Metushi 22 vjeç është goditur në këmbë.

You may also like