‘Atmosferë pranvere’/ Kthjellime dhe temperatura deri në…, meteorologia Porja jep parashikimin për javën

by editor

Kjo javë pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe orë të gjata me kthjellime, deri në fundjavë. Meteorologia e Meteolab, Lajda Porja tha se kjo atmosferë pranvere pritet të zgjasë të paktën deri ditën e premte, ku do të ketë intervale të gjata me kthjellime në pjesën më të madhe të territorit. Pjesa më e madhe e Ballkanit do të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kthjellime.

Advertisements

“Mëngjesin e sotëm temperaturat ka qenë 15-16 gradë në zonat e ulëta, në mesditë temperatura deri në 28 gradë në ultësirën perëndimore, ndërsa deri të enjten dhe të premten temperaturat pritet të arrijnë deri në 30 gradë. Të premten në mbrëmje priten reshje edhe në formë rebeshesh dhe një ulje e lehtë e temperaturave. Italia pritet të goditet nga stuhia të enjten”, sqaroi meteorologia.

Advertisements

You may also like