Analistja Anduena Llabani, e ftuar në një studio televizive, ajo foli në lidhje me hetimet e SPAK për bandën e Suel Çelës në Elbasan, ku nën hetim janë edhe dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno.
Advertisements
Sipas Llabanit në hetimet e SPAK-ut është përfshirë edhe SHISH. Ajo thotë se ka dyshime për 50 raste gjobvëniesh. Llabani u shpreh se ka edhe gazetarë të tjerë që janë përfshirë në grupe kriminale.
Advertisements
“Në hetimin e SPAK-ut është përfshirë SHISH. Dy kolegët s’kanë lidhje me njëri-tjetrin. Në një raport që SHISH ka dërguar në SPAK, ka rezultuar që materiali që është blerë nga Suel Çela nga një oficer i policisë gjyqësore, është marrë nga dy kolegët dhe ka dyshime për 50 raste gjobvënie. Duhet ta tregojë SPAK-u kush e ka bërë gjobvënien me një informacion. E kanë kolegët, e ka Suel Çela.
Pastaj akuzat që kanë ngritur janë të rënda. Si gazetarë nëpërmjet parave kanë siguruar CD-në, sepse e ka kërkuar Sueli. Raporti i SHISH, që ka njerëz që shantazhohen, cenohen, dhe mënyra si kanë operuar pas sigurimit të CD-së është një rast për të cilin SPAK po heton. Janë shantazhuar edhe avokatë. Në një rast kolegu Qyno ka deklaruar se SPAK ka dashur të më mbyllë gojën, sepse kam siguruar prova që politika urdhëruar vrasjen e biznesmenëve dhe individëve të veçantë.
Nëse është kështu ta bëjnë bashkëpunëtor të drejtësisë Qynon. Faktet janë kokëforta, nëse kemi të bëjmë me 50 raste shantazhi, atëherë duhet parë cili ka qenë roli i tyre. Ka edhe gazetarë të tjerë të përfshirë në grupe të rëndësishme kriminale. Ka gazetarë që bëjnë edhe lojë të dyfishtë”.