Dalin pamjet e arrestimit të Astrit Avdylajt, “kokës” së bandës së Shijakut, i cili u vendos në pranga në banesën e tij ditën e sotme (29 Qershor).
Advertisements
Në pamjet e publikuara nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, shihet momenti kur efektivët e RENEA-s dhe policisë së Durrësit rrethojnë banesën e tij në Shijak.
Advertisements
Ai tentoi të largohet duke u larguar nga pjesa e pasme e banesës, por u vendos në pranga nga RENEA.
Në momentin e arrestimit Astrit Avdylit iu gjet edhe një pistoletë.
“Arratia nga përballja me drejtësinë po merr përgjigjen e duhur çdo ditë. Përgëzime Drejtorisë Vendore të Policisë📍Durrës dhe RENEA🙏 për gjetjen dhe ndalimin e një shtetasi të kërkuar nga drejtësia në Shijak. Mbështetja për Policinë e Shtetit dhe rritja e bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit po konsolidon revanshin e sundimit të ligjit kundër krimit të organizuar”, shkruan Balla.