Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko mbajti ditën e sotme një konferencë për shtyp ku deklaroi vendimmarrjen lidhur me politikën monetare të vendit.
Advertisements
Pas mbledhjes së Këshillit Mbikqyrës, Sejko deklaroi lehtësimin e politikës monetares sepse inflacioni është poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë.
Advertisements
“Rënia e inflacionit ishte e shpejtë sesa pritshmëritë tonë, për shkak të kërkesës për mallra. Inflacioni në këto nivele do të jetë përgjatë pjesës së mbetur të vitit, dhe në objektiv kthehet në vitin 2025”, deklaroi Sejko.
Norma bazë e interesit që aktualisht është 3.25% ulet me 0.25%. gjithashtu ulet me 0.25% norma e interesit për depozitat një ditore si dhe për kredinë një ditore. Kjo është ulja e parë që i bëhet normës bazë të interesit që prej shkurtit 2023.
Vendimet e Bankës së Shqipërisë:
Më 3 korrik 2024, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare. Pasi diskutoi mbi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:
Të ulë normën bazë të interesit, nga niveli 3.25% në nivelin 3.0%;
Të ulë normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 2.25% në nivelin 2.0%;
Të ulë normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 4.25% në nivelin 4.0%.