Moderatorja Erjola Doçi ka folur së fundmi për njeriun që do donte të kishte në krah, duke treguar ‘kriteret’ që ai duhet të ketë si person, ndërsa nuk ngurroi të vlerësonte dhe mikun e saj, Bardhi Idrizin.
Advertisements
Në një intervistë, ish-banorja e Big Brother Vip Albania 3, ka treguar se në ditët e sotme ajo që është më e rëndësishme sipas saj, është një person që t’i falë dashuri.
Advertisements
Ajo nuk ka nguruar dhe të jap shembullin e një burri të tillë, ku përmendi ish-banorin e BBV3, Bardhi Idrizi, i cili së shpejti do të bëhet baba i një vajze nga lidhja me Sara Gjordenin.
Advertisements
“Më përpara thoja jo po mashkulli të jetë burrë me shumë ‘rr’, jo po të jetë nga veriu, jugu, vende të ndryshme, jo po të më japë siguri, do ti që të gjitha këto nuk e definojnë atë që quhet burrë? A të të jap një shembull kush quhet burrë? Quhet Bardhyl Idrizi, me këtë që bëri së fundmi”, tha ajo.
Kujtojmë se Bardhi pas daljes nga BBV pati përplasje me menaxherin e tij, e cila u pasua me një ndërprerje të bashkëpunimit mes tyre, por nuk përfundoi me kaq. Ishte Sara Gjoderni ajo e cila pak ditë më parë tregoi se partneri i saj me prishjen e kontratës mbeti pa të ardhura dhe ata u gjendën në kushte të vështira ekonomike.
Sipas Erjolës, vendimi i një personi që hedh poshtë suksesin, famën, të ecurën përpara, mundësitë ekonomike për dikë, tregon dashuri.
“Vajzën që ka në krah ia paragjykuan, la interesat, lekun, suksesin dhe një njeri që hedh poshtë suksesin, famën, të ecurën përpara, mundësitë ekonomike për dikë, kjo është dashuri”, tha ajo.
Deklarata e Erjola Doçit:
“Unë kërkoja shumë gjëra dikur, por sot në këtë pikë ku jam, duket klishe dhe s’më intereson aspak sesi e mendojnë njerëzit, por sot realisht vuan për dashuri, atë emocionin e vërtetë, për këtë vuan sot. Të gjitha të tjerat i gjen, ia mundëson vetes.
Më përpara thoja jo po mashkulli të jetë burrë me shumë ‘rr’, jo po të jetë nga veriu, jugu, vende të ndryshme, jo po të më japë siguri, do ti që të gjitha këto nuk e definojnë atë që quhet burrë? A të të jap një shembull kush quhet burrë? Quhet Bardhyl Idrizi, me këtë që bëri së fundmi.
Megjithëse e kam shok, nuk po i flas si shoqe, por po ta them këtë si publik. Vajzën që ka në krah ia paragjykuan, la interesat, lekun, suksesin dhe një njeri që hedh poshtë suksesin, famën, të ecurën përpara, mundësitë ekonomike për dikë, kjo është dashuri.
Ky është burrë me shumë pantallona dhe atribute për mua. Kështu që dua dikë që të më ndjekë në çdo hap të jetës sikurse unë atë. Nuk dua dikë që të më mbushë jetën me lule, por dua dikë që të më japë dashuri. Kanë ndryshuar shumë kohët dhe asgjë nuk është më e njëjta”.