Baronët e krimit e drogës dhe të korruptuarit kërcënojnë me jetë Altin Dumanin, deputetë dhe analistë zbardhin mesazhet shantazhuese ndaj kreu të SPAK

by editor

Pas goditjes së politikanëve të korruptuar si dhe megaoperacioni i fundit ku u zbuluan aleancat e krimit, SPAK duket se ndodhet në telashe. Deputeti i PD-së, Dashnor Sula pretendon se kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani ka marrë një mesazh kërcënues nga një politikan. Ai ndër të tjera u shpreh se ky politikan i ka dërguar mesazh Dumanit duke i thënë: “Unë i kam 50 milionë euro, po ti çfarë do kesh kur të mbarosh mandatin ?”.

Advertisements

Sula nuk përmendi emër ndërsa në studion e “Now me Erla Mëhillin” në Euronews, të pranishmit përmendën Arben Ndokën, emri i të cilit doli në operacionin e fundit të SPAK që goditi 7 grupe kriminale. “Kemi disa informacione që kanë filluar kërcënimet ndaj familjarëve të prokurorëve të SPAK-ut, madje dhe jashtë shtetit. Madje po them që edhe një ministër, apo një tjetër që është në arrati ka sjellë edhe haber edhe Dumanit. Jo ministër, një tjetër që është në arrati, i ka thënë: “Unë i kam 50 milionë euro, po ti kur të përfundosh mandatin, çfarë ke”. Mua s’ma ka thënë dumani, po ka ca informacione të tjera që njerëz që kanë qenë në politik po i kërcënojnë. Ju duket çudi ju kjo gjë”, tha ai ndër të tjera. Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ngriti shqetësimin në “Top Story” për sigurinë e kryeprokurorit Altin Dumani.

Advertisements

Ai tha se pas takimit me deputetët ishte nervoz dhe sipas Karamuços, para një jave kryeprokurori Dumani është ndjekur nga dy makina nga pas. “Unë e pashë edhe dje edhe ishte pak i axhituar, nervoz, ka një trysni nuk e shfaq por e vuan shumë. Para një jave Dumani është përndjekur nga 2 makina mbrapa ku kanë dashur ta fotografonin se ku po shkonte, atij i është dashur që të lërë një makinë jashtë edhe me të blinduarën është futur brenda. Ai është personi më i kërkuar në Shqipëri e shihet me lupë çdo ditë”, u shpreh Karamuço. Nga ana tjetër analisti Arjan Curri tregoi edhe mesazhet kërcënuese që sipas tij kanë ardhur në adresë të kryeprokurorit të SPAK, Altin Dumani. “Dumani ishte i trembur dje, ne jemi edhe specialistë të trupit, unë pashë një Duman të trembur.

Unë kam informacion se mbas publikimit të fletave të arrestimit të 50 vetave, Dumani ka marrë një kërcënim në telefon me tekst që ‘ti edhe 4 vite ke, por mua do me kesh gjithmonë nga mbrapa’. E ka marrë këtë mesazh nga një numër me prejardhje nga Dubai, një numër një përdorimshëm edhe ky numër nuk ekziston më. Fëmijët e Dumanit janë në Shtetet e Bashkuara, janë studentë edhe jeta e tyre është e mbyllur edhe bashkëshortja e tij vete i viziton , Dumani ka pikë të dobët se është familjar, baba. Problemi i tij është se çfarë do bëhet me mua kur të mbarojë mandati ne jemi pa strehë. Vetëm nëse Dumanin e marrin Shtetet e Bashkuara i japin një strehim atje, po të tjerët”, deklaroi Curri.

You may also like